SPB Tetovë me apel të rëndësishëm për qytetarët


Sektori për punë të brendshme Tetovë, me apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ,,Korona Virusit” me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve.

SPB Tetovë, me apel të veçantë deri tek pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, që detyrimisht të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00. Respektimi i këtij vendimi të qeverisë, do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin shtetërorë të tregut dhe menjëherë do të ndërmeren sanksionet e parapara ligjore.

SPB Tetovë edhe një herë apelon qytetarët, që t’ju përmbahen paralajmërimeve të institucioneve lokale regjionale dhe shtetërore-të shëndetësisë./Pa Cenasurë

Baby Boo