Zyberi: Paragjykimi se një shqiptar prioritet do t’i ketë të drejtat e shqiptarëve është tezë e çorientuar


Kandidati për kryeministër i BDI-së, Naser Zyberi vlerëson se paragjykimi se një shqiptar si prioritet do t’i ketë të drejtat e shqiptarëve është tezë e çorientuar, sepse, siç tha, shumë nga ato çështje janë absorbuar.

– Advertisement –

“Unë jam dëshmitar se shumë nga çështjet të cilat ne atëherë i ngritnim tashmë janë absorbuar. Dhe prej këtu paragjykimi se një shqiptar mund si prioritet në zbatimin e politikës t’i ketë të drejtat e shqiptarëve është tezë e çorientuar, sepse shumë, të mos them 99 për qind të atyre çështjeve, janë absorbuar. Neve na duhet, po, shqiptar, por jo shqiptar i cili do të kujdeset vetëm për shqiptarët, por, para së gjithash, për vendin, para së gjithash, për shtetin sepse nëse teza është e kundërt, me të drejtë qytetari maqedonas, domethënë nga etnikumi maqedonas mund të ketë jo vetëm rezervë, por edhe zmbrapsje për një ide të tillë”, tha në intervistën për TV Sllobodna, Zyberi.

Baby Boo