Zvicra po bën gjithçka që ta bëjë gati Valon Behramin për ndeshjen me Serbinë

Ekipi mjekësor i kombëtares zvicerane po përpiqet që t’ia mundësojë Valonin Behramin që të jetë gati për ndeshjen me Serbinë.

Baby Boo

Këtë e shkruan e përditshmja zvicerane Blick, e cila beson në vendosmërinë e lojtarit që të luajë në këtë ndeshje.

Behrami që neutralizoi Neymarin në ndeshjen e parë, ka një problem në muskul.

Ai ka tërhequr muskujt dhe performanca e tij kundër Serbisë është në pyetje, sipas media zvicerane.

Nëse Behrami nuk do të jetë gati për ndeshjen, atë do ta zëvendësojë Denis Zakaria.

“Unë shpresoj se Behrami do të jenë i gatshëm. Nëse është e nevojshme, unë jam gati”, ka thënë Zakaria.

Blik shkruan se Behrami ka lënë mënjanë ndeshjen me Brazilin dhe se ekipi mjekësor do të përpiqet ta bëjë gati për ndeshjen me Serbinë.

Për Zvicrën kjo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Restorant Lumare