Spiderman “futet” në shtëpinë e Big Brother VIP


Parashutat kanë qenë të shumta që kanë kaluar mbi shtëpinë e Big Brother VIP, surpriza këto për banorët që njerëzit preferojnë. Një e tillë gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe për Donaldin, por kësaj radhe më ndryshe.
Duke qenë se aktori shqiptar është një fans i madh i Spiderman-it, edhe parashutisti ka zgjedhur që të veshë kostumin e këtij personazhi.

Ashtu i veshur, ai ka pasur edhe një mesazh për Donaldin, realizuar kjo nga fansat e tij dhe të Fifit.
Theksojmë se dy finalistët e parë tanimë janë zgjedhur dhe janë Iliri me Beniadën, derisa Arjola, Einxhel, Donald dhe Monika, dy nga ta do të zgjidhen të premten apo të martën, nga televotimi që vazhdon të jetë i hapur.

Baby Boo