Zvicra ‘përlan’ të gjithë talentet shqiptar në kombëtare, mësoni vendimin për…


Valon Behrami duket se nuk do të merret si shembull nga të rinjtë shqiptarë, të cilët ende mendojnë se me Zvicrën ata do të arrijnë të kenë suksese dhe do të vlerësohen maksimalisht.

Numri i lojtarëve që i kanë thënë “Jo Shqipërisë” është shumë i lartë dhe shkak për këtë është bërë kombëtarja helvete.

Edhe, sikur të mos mjaftonte ajo “Jo”, Zvicra po ndjek një politikë mjaft të zgjuar duke qenë se ua djeg lojtarëve mundësinë për të luajtur me një skuadër tjetër, megjithëse në takimet e tjera mund të mos jenë as në tribunë.

Këto ditë, Zvicra U21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Bosnje-Hercegovinës, e në listën e bërë publike nga trajneri i kësaj grupmoshe, vihet re numri i lartë i futbollistëve shqiptarë, të cilët nëse aktivizohen në një ndeshje zyrtare, humbasin mundësinë të luajnë me Shpresat e Shqipërisë.

Nedim Bajrami, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Bastien Toma janë shqiptarët të cilët janë grumbulluar për këto dy takime nga trajneri i Zvicrës U21, ndërkohë që në listën B është edhe emri i Albian Ajetit.

Ky i fundit, me shumë gjasa do të debutojë me fanellën e skuadrës së parë të Zvicrës e në rast se ky debutim mungon, atëherë do të rikthehet te të rinjtë./VipSport/

Baby Boo