Kasami ose Sela, cili do ta përfaqësojë opozitën shqiptare sot?


Pas dështimit të takimit të djeshëm të liderëve, një tjetër është thirrur për sot në mesditë, shkruan Fakte. Kryetari VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, duke lëshuar takimin, dje tha se duhet format më i vogël për takim respektivisht, liderët e partive të para në pushtet dhe në opozitë, në kampusin shqiptar dhe në ate maqedonas.

Por, në bazë të rrethanave aktuale, tek opozita shqiptare janë dy subjekte politike opozitare, partia e Ziadin Selës dhe krahu i Bilall Kasamit, që të dy me nga dy deputetë në Kuvend. A do të arrihet marrëveshje cili nga këta dy do paraqitet sot në Kuvend, duhet ta presim mesditën, për të kuptuar përgjigjen.