Zvicër, iniciativë që çdo qytetar të marrë nga 7500 franga për shkak të pandemisë


Një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër.
Sipas planit, nga banka kombëtare e Zvicrës do të kërkohej të paguante 7,500 franga për çdo qytetar zviceran.

E njohur si ‘Iniciativa e Parave të Helikopterit’, paratë do të transferoheshin tek çdo qytetar zviceran – përfshirë fëmijët.
Në zbatim të rregullave të drejtpërdrejta të demokracisë në Zvicër, nëse organizatorët marrin 100,000 nënshkrime, çështja do të hidhet në votim.

Baby Boo