Zv/ drejtori Abdullahi me njoftim të rëndësishën për bujqit


Zëvendës drejtori i Agjencisë për Përkrahjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Remzi Abdullahi përmes një statusi në fejsbuk njofton se bujqit kanë mundësi edhe 1 muaj deri në përfundimin e afatit për aplikim,
Për gjith të interesuarit edhe një sqarim i shkurtë:

Objektivat e masës “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”(masa 7)
Objektivat e përgjithshme:
Qëllimi kryesor i kësaj mase është të inkurajojë punësimin duke krijuar vende të reja pune dhe duke mbajtur ato ekzistuese, gjë që rrit nivelin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale, përmirëson cilësinë e jetës dhe zvogëlon depopullimin rural.
Diversifikimi është i domosdoshëm për zhvillimin, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, gjë që kontribuon në një ekuilibër më të mirë territorial, si ekonomikisht ashtu edhe shoqëror.

Objektivat specifike:
Të mirëmbajë aktivitetet bujqësore në zonat rurale duke ofruar shërbime të caktuara;
Zhvillimi dhe promovimi i turizmit rural;
Zhvillimi i ndërmarrjeve mikro dhe të vogla jo-bujqësore bazuar në burimet lokale dhe që lidhen me përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale;
Të ruajë dhe zhvillojë aktivitetet tradicionale artizanale;
Promovon sipërmarrjen në zonat rurale.

Mbështetja financiare e siguruar nga masa
Vlera minimale e kostove totale të pranueshme të investimit të propozuar (projektit) për këtë masë nuk mund të jetë më e ulët se 1,500 euro në kundërvlerë në denarë duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ndërsa vlera maksimale e kostove totale të pranueshme të investimit të propozuar (projekti) për këtë masë nuk mund të jetë më i lartë se 1.000.000 euro në kundërvlerë me denarë duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Mbështetja maksimale financiare që mund t’i jepet një përfituesi sipas kësaj mase është 1,500,000 euro në ekuivalent denar, duke mos përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për tërë periudhën e zbatimit të Programit.
Mbështetja totale financiare (75% e mjeteve të BE + 25% bashkëfinancimi nacional) e paguar në formën e bashkëfinancimit të investimit sipas kësaj mase është deri në 65% të kostove totale të pranueshme të investimit.

Përfituesit mund të paraqesin disa projekte nën këtë masë gjatë zbatimit të Programit me kusht që të mos tejkalohet mbështetja maksimale totale financiare dhe kërkesa përfundimtare për pagesë për projektin e zbatuar më parë të paraqitet në Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Projekti është i pranueshëm për bashkëfinancim nëse lokacioni ku planifikohet të realizohet investimi ndodhet në një zonë rurale në përputhje me “Listën e zonave rurale.

Baby Boo