Zoran Zaev tregon ndryshimet që ka bërë gjatë një viti qeverisje


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e 1 vjetorit të formimit të qeverisë sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën tregoi për arritjet e kabinetit të tij dhe ndryshimet që kanë bërë gjatë një vitit.

Zaev tha se qeveria e tij ka ndryshim të madh nga ajo e Nikolla Gruevskit. Ai shtoi se janë bërë ndryshime në sistemin gjyqësor, arsimor dhe shëndetësi.
“Këto masa kanë pasur prioritet pasi qytetarët e kanë kërkuar këtë nga ne. Paga mesatare është rritur për 5.6 për qind. Kemi ndryshuar edhe në investimet e huaja. Çmimi i energjisë elektrike është ulur, ndërsa ndryshime kemi bërë edhe në bujqësi. Jemi angazhuar për projekte reale dhe jo për përmendore dhe fasada, ky është ndryshimi. Është ndërtuar gazifikimi në Maqedoni. Qytetarët e gjitha komunave do të kenë ujësjellës. Masat tona nuk numërohen. Kjo qeveri është angazhuar që punën ta bëj në institucione të sigurta dhe transparente. Kemi bërë reforma themelore në sistemin gjyqësorë, që të sigurojmë qytetarët se e drejta ekziston. Nuk ka presione ndaj gjykatësve dhe nuk ka frikësime”.

“Maqedonia do të vazhdojë negociatat me Greqinë. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, kjo çështje nuk është e lehtë, prandaj Maqedonisë i duhet lidership dhe jo fjalë. Gjithë e dijmë se Maqedonia pas zgjidhjes së emrit do të bëhet pjesë e NATO-s. Sot Maqedonia është mike me gjithë pesë fqinjët e saj. Maqedonia është në rrugën e vërtetë, ndërsa reformat themelore janë vërejtur nga gjitha shtetet evropiane dhe kjo do të thotë se kemi ndryshuar”, tha mes tjerash Zaev.

Ndërsa i pyetur për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, Zaev tha se nëse arrihet marrëveshje gjithçka do të jetë transparente dhe do të informojë në kohë./Telegrafi

Baby Boo