Mr. Sc. Dardan Dehari nga Universiteti i Tetovës mori pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Skijimit


Mr. Sc. Dardan Dehari, asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Tetovës, mori pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Skijimit Alpin që u mbajt në Kortina të Italisë. Në këtë ngjarje prestigjioze sportive, Mr. Sc. Dardan Dehari ishte pjesë e 100 skiatorëve më të mirë botërorë të cilët gjatë karrierës së tyre në këtë disiplinë sportive kanë shënuar rezultate të mëdha.

Pjesëmarrja në ngjarje të këtij niveli botëror, edhe njëherë e rikonfirmon shkallën e lartë të përgatitjes sportive që kuadri i UT-së e ka arritur me punë dhe përkushtim të lart.
Duhet theksuar se Mr. Sc. Dradan Dehari tashmë gëzon një karrierë për t’u admiruar, gjatë së cilës është shpërblyer me çmime të para në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Baby Boo