Zoran Angellovski zyrtarisht drejtor i ATO-së


Zoran Angellovsi tashmë zyrtarisht do të jetë drejtor i ATO-së. Me 83 vota për asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, Zoran Angellovski zgjidhet drejtor i ATO-së.

Zoran Angellovski nga viti 1990 deri në vitin 1198 ka qenë inspektor kryesor i Agjencisë së Zbulimit për territorin e Shkupit, kurse nga viti 1998 deri në vitin 2005 ka qenë inspektor kryesor për terrorizëm, Ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2008 Angellovski ka qenë drejtor për siguri kooperative në Telekomin e Maqedonisë.

ATO-ja do të përfaqësojë organ ndërmjetësues dhe përçues të sinjalit mes operatorëve celularë dhe institucioneve që do të kërkojnë masën e përgjimit. Ajo pritet të fillojë me punë më 1 nëntor./Pacensure

Baby Boo