Murtezani i Alternativës: Kush beson se një shqiptar do ta këndon himnin maqedonas ka probleme me realitetin


Nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik, por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani, në reagimin e kësaj parti ndaj deklaratave të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski për ardhjen e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

Murtezani ka theksuar se Pendarovski me sulmin ndaj Kurtit, po i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë.
“Përveç kësaj, si duket, ai ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare”, ka deklaruar Murtezani nga AAA.

Baby Boo