Zogu lë pa rrymë bllokun në REK Manastir


Kapaciteti më i madh energjetik në vend, REK Manastir gjysmë ore mbeti pa rrymë pasi shpendi, siç njofton MEPSO, herët në mëngjes ka fluturuar në pjesën e pranë trafostacionit “Manastir 2”. Rastet e këtij lloji, kur një zog shkakton ndërprerje të energjisë elektrike, sipas MEPSO-s, janë të rralla, por jo edhe të pamundura.

“Ndërprerja ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për gjysmë ore, por me reagimin me kohë të punonjësve dhe gjithçka është rikthyer në gjendjen fillestare dhe furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe funksionon pa probleme” – tha SH.A MEPSO.

Defekti që ka shkyçur mëngjesin e sotëm nga rrjeti bllokun e parë dhe të tretë të REK “Bitola” dhe shkyçja e të cilit është shkaktuar nga një problem në nënstacionin MEPSO, sipas operatorit të sistemit të transmetimit elektrik, është shkaktuar nga fluturimi i një zogu.

Baby Boo