Gordana Jankulloska duhet të shkojë në burg


Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska duhet të shkojë në bu*rg. Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e saj për dënimin e vërtetuar nga Apeli, katër vjet bu*rg për lëndën “Tanku”, blerja e Mercedesit të blinduar prej mbi gjysmë milion euro.

Gjykata Supreme refuzoi edhe ankesat e të dënuarve tjerë, ish kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevskit, si dhe ndihmës ministrit të brendshëm Gjoko Popovskit. Ndaj vendimit të Supremes reagoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Gordana Jankulovska do të shkojë në burg. E gjykuan pa prova sepse nuk zgjodhi të jetë shërbëtore në prehrin e Zaevit. Kjo nuk është drejtësi, por mënyrë për ta larguar vëmendjen nga skandalet e vërteta, kr*imet dhe dështimet e ma*fies në pushtet. Jankulovska ishte Sekretare e Përgjithshme e VMRO-DPMNE-së dhe këtu shënjestra këtu nuk është Jankuloska, por VMRO DPMNE-ja”-tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO – DPMNE-së
Por, ish ministrja e brendshme nuk do të shkojë menjëherë në burg. Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të shkruhet, më pas duhet të dërgohet në Gjykatën e Apelit dhe në fund në atë Penale.

Baby Boo