Zjarri në Greqi, i riu bllokohet në shtëpi nga flakët dhe filmon gjithçka…


Ky është momenti i frikshëm kur një person bllokohet nga të 4 anët nga flakët që pushtuan Matin në Greqi pak ditë më parë. 

Fatmirësisht personi që ka filmuar videon ka arritur që të mbijetojë pasi hyri në garazh derisa flakët u shuan. 



Deri më tani bilanci i viktimave në total nga zjarret apokaliptike ka shkuar në 87, ndërsa shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. 

Flakët masive ranë mbrëmjen e së hënës, për të vijuar përgjatë së martës ku 15 vatra zjarri u përhapën me shpejtësi, ndërsa goditën periferinë e Athinës.  

Zona më e goditur ishte padyshim fshati bregdetar Mati, në të cilin është shkrumbuar çdo gjë.

Baby Boo