Zj*arrfikësit intervenuan në zj*arrin pyjor para Gajres


Katër zj*arrfikës vetëm me një kamion arritën ta shuajnë zj*arrin në terrenin e vështirë në pjesën pyjore mbi Gajren e Tetovës. Intervenimi përfundoi në periudhën nga ora 13:00 deri në 14:30 minuta dhe në atë mënyrë është parandaluar të arrijë deri në objektet e para të fshatit.

“Që të parandalohet përhapja e zj*arrit ishin përcjellur zorrë nga kamionët nëpër pyll deri në vendin ku kishte zj*arr dhe në atë mënyrë u arrit në terrenin e paarritshëm, informojnë zj*arrfikësit e Tetovës.
Sot zj*arrfikësit kanë intervenuar në një zj*arr në hyrje të Bërvenicës dhe në afërsi të shkollës fillore në Tetovë.
Kohëve të fundit numër i madh i zj*arreve ishin shuar nëpër fushat e Tetovës ku janë djegur dhjetëra hektarë gru dhe kultura tjera bujqësore.

Baby Boo