Ziberi nga Gostivari: Të drejtën për postin e kryeministrit na jep Kushtetuta e cila me gj*ak është paguar në vitin 2001 (VIDEO)


Karvani “Realizo Ëndrrën” i Bashkimit Demokratik për Integrim në vazhdën e takimeve në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 15 korrik ka shpalosur programin e saj para qytetarëve të Komunës së Gostivarit, ku me fjalim janë paraqitur kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut z. Naser Ziberi si dhe Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti.

Kandidati i parë shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut z.Naser Ziberi, tha se nga dita në ditë duke vizituar vendbanimet shqiptare dhe jo vetëm shqiptare nga përkrahja dhe mbështetja që po e marrin i shndërrohet në përgjegjësi të madhe.

“Është përgjegjësi më e madhe në jetën e çdo njeri që të mbartë mbi vete realizimin e synimit të popullit që përfaqëson, por kur shoh fytyra të qeshura dhe të gëzuar dhe kur shohë kandidat të këtillë disi më lehtësohet barra e cila më ngarkohet. Nuk dyshoj që qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës nuk janë të bindur që kandidatët e këtillë për deputet nuk janë fotografia më e suksesshme e vullnetit të sovranit shqiptarë, nuk dyshoj që kanë patur dilema në momente por kur shohin këtë prezencë masive dhe këtë ofertë të shkëlqyeshme njëherit edhe fjalët e z.Ali Ahmeti binden se kjo është rruga e vetme për ti valorizuar synimet tona politike që shkojnë deri në horizontin e
barazisë së plotë. Këto synime nuk kanë për qëllim për tu bërë padrejtësi të tjerëve, të diferencojnë por të na bëjnë të barabartë në mesin e të barabartëve, duam atë pjesë që na takon neve,” tha në fjalimin hyrës së tij kandidati për kryeministër z. Ziberi.

Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut .z.Ziberi bëri të ditur se kjo garë ka një veçanti pasi garojnë me dy subjektet subjekte maqedonase që kanë ushtruar pushtetin për shumë vite dhe në këtë garë qytetarëve ju është ofruar një alternativë të tretë.

“Kjo do të thoshte kryetari z.Ali Ahmeti është Liga e Parë politike, ne pretendojmë pozitën e Kryeministrit prandaj ne nuk merremi me partitë tjera politike shqiptare pasi ato garojnë në Ligën e Dytë. Kjo garë e
jona në Ligë të Parë edhe më tepër i ka tre*mbur konkurrentët e etnitet maqedonas, kjo garë e jona, kjo listë e kandidatëve të shkëlqyeshëm dhe ky program të jeni të bindur se i trembë seriozisht. Në mënyrë permanente oferta ime është që të ballafaqohem me konkurrentët e mi por ato ikin nga dalja në tribunë. E dini pse nuk janë të gatshëm të ballafaqohen? Ata duan edhe më tutje të mbajnë tapinë e Kryeministrit të këtij vendi. Por JO të nderuar gara politike është e barabartë dhe të drejtën për të konkurruar për kryeministër dhe pushtetin e ekzekutiv na jep kushtetuta e vendit kushtetutë e cila me gja*k është paguar në vitin 2001, na e jep e drejta natyrore, njerëzore prandaj ne do ti dalim Zot kësaj drejte nuk do ta lëshojmë rrugën, nuk jemi indiferent jemi më
të mirë se ju prandaj do të fitojmë,” u shpreh z. Ziberi.

https://www.facebook.com/196471620540431/videos/274509566965054

Baby Boo