Teologu i njohur, Ardian Sejdiu: Rinia shqiptare në mërgatë praktikon fenë dhe traditën kombëtare pa u ndeshur me ligjet e shtetit ku jetojnë (Foto)


Teolog i nderuar, Ardian, për disa ditë ishit mysafir special i BISH-it këtu në Vjenë, me rastin e manifestimit të ditëlindjes së Muhamedit a.s. Si jeni pritur dhe cilët janë përshtypjet e tua të para këtu?
Ardian Sejdiu: Jam pritur shumë mirë si nga aspekti i protokolit institucional poashtu edhe nga audienca-xhemati. Përshtypja ime është pozitive dhe shpresëlënëse për një të ardhme më të mirë për komunitetin dhe rininë shqiptare të këtij institucioni fetaro-edukativ.

-Cila është rëndësia e datëlindjes së Muhamedit a.s.?
Ardian Sejdiu: Kur’ani na porosit që ta besojmë Muhamedin a.s, si i dërguar nga Zoti për njerêzimin në përgjithësi dhe si shembull unik i vlerave univerzale.

-Si duhet të festohet ditëlindja e profetit Muhamed?
Ardian Sejdiu: Evente të tilla siç është manifestimi dhe rikujtimi i ardhjes në jetë të të dërguarit të Allahut ka influencë në ngritjen e vetëdijes fetare dhe kulturore tek myslimanët në të gjitha kohërat.

-Na trego ndonjë histori të shkurtër të profetit tonë?
Ardian Sejdiu: Forma ma e mirë manifestimit është të kuptuarit dhe të besuarit se Muhamedi a.s, është dhurata më e mirë dhe shembulli i vetëm i cili duhet të ndiqet gjatë jetës individuale dhe familjare, si dhe leximi i drejt i mesazheve të tij në rrafshin fetar e kulturor.

Ardian Sejdiu: Jeta Profetit është plotë shembuj, por do ta kisha veçuar modestin dhe faljën ndaj njerëzve edhe atëherë kur kishte mundësi hakmarrje.

-Ligjeratat tua janë ndjekur nga një numër i madh i xhematit? Sa je i kënaqur nga interesimi i njerëzve-i xhematit?
Ardian Sejdiu: Jam i fasionuar me dëgjueshmërin dhe interesimin e madh që ka audienca shqiptare për dëgjimin dhe prezentimin në ligjëratat e mi. I jam mirënjohës pafundësisht për respektin dhe mbështetjen!

Baby Boo