Ziadin Sela: Votoni Bujar Osmanin që t’i ktheni fëmijët nga gurbeti


Ziadin Sela tha se vota për Bujar Osmanin dhe për Frontin Europian është biletë kthyese për të rinjtë që kanë ikur jashtë vendit.

Ai tha se 24 prilli do të jetë dita kur duhet vendosur nëse do të jemi pjesë e BE-së ose me votën tonë do të vendosim që vendi të izolohet e të stagnojë dhe të lejohet ndikimi i Rusisë në Maqedoni.

“Vota për Bujarin më 24 prill dhe në 8 maj për Frontin Europian, është biletë kthyese e fëmijëve tanë, e vajzave dhe e djemve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit. Është biletë kthyese e nipërve dhe mbesave tanë të Strugës, të Kërçovës e të Dibrës, të Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, të Shkupit e Tetovës dhe gjithë fëmijëve që janë në mërgim”, tha Sela

Baby Boo