Ziadin Sela: Thonë se koha shëron plagë, por kjo nuk është për familjet e të vrarëve


Sot u bënë 19 vite nga shpallja e zonës së lirë në Komunën e Likovës nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Për këtë qëllim, një mesazh ka dërguar kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Në këtë datë, 02.05.2001 u shpall zona e lirë në Komunën e Likovës. E thënë ndryshe është dita e çlirimit të zonës së Likovës. Sllupçani do të ngelë gjithmonë për të gjithë ne si vend i rezistencës , shpresës dhe përkujtimit të luftës së 2001.
Thonë se koha shëron plagë, por kjo thënie nuk është për familjet e të vrarëve. Gjithmonë do të përulemi para atyre që dhanë jetën për të drejtat dhe liritë tona. Mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe lavdi për dëshmorët! Nuk ka fuqi që do të mund ta ndalë drejtësinë! Nuk ka liri e paqe pa drejtësi në vend”, ka shkruar kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Baby Boo