Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 552 teste dhe 45 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:

-Shkup 10
-Kumanovë 4
-Shtip 1
-Prilep 1
-Tetovë 5
-Gostivar 4
-Kriva Palankë 1
-Radovish 1
-Koçani 9
-Probishtip 1
-Berovë 5
-Delçevë 1
-Kërçovë 2

Humbën jetën 7 pacientë, dy pacientë nga Strumica (52 dhe 62), një nga Dibra (54), një paciente nga Shtipi (53), një paciente nga Prilepi (66), një pacient nga Koçani (66) dhe një pacient nga Sveti Nikole (23)

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 86 pacientë të shëruar nga:

-Shkup 24
-Kumanovë 8
-Dibër 4
-Shtip 1
-Prilep 6
-Tetovë 2
-Strugë 1
-Manastir 1
-Kavadarci 3
-Gostivar 7
-Gjevgjeli 5
-Kriva Palankë 7
-Radovish 2
-Koçani 2
-Probishtip 1
-Pehçevë 7
-Vinicë 4
-Sveti Nikole 1

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 176,017 teste COVID-19. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.780, numri i pacientëve të shëruar është 13949, numri i atyre që humbën jetën është 700 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2131.

Baby Boo