Ziadin Sela: Më mirë mos ti kisha hapur sytë më 27 Prill se sa të jetoj me turp se Fetah Alimi është dënuar me 7 vjet heqje lirie !


Sot në Gjykatën Penale u shqiptua dënimi për të akuzuarit për rastin e 27 prillit të cilëve iu shqiptuan gjithsejtë 214 vjet burg. Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqptua Mitko Çavkovit derisa më i ulëti 7 vjet dhe iu shqiptua Abdulfeta Halimit. Menjëherë pas shqiptimit të dënimit ndaj Abdulfeta Halimit, ka reaguar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili mes tjerash në profilin e tij në Facebook ka shkruar se falë Alimit sot fëmijët e tij kanë mundësinë ta thërrasin emrin e babait të tyre.

“Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shumë për dënimin sa shqetësohem për faktin që po më fusin në një thes me kriminelët…”
Miku im, faji yt i vetëm është se fëmijët e mi akoma kanë mundësinë të thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjallë, prandaj ti s`ka se si të jesh si ata që më deshën të ekzekutuar. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare. Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd donë të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë edhe maqedonë edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e donë jetën, që e donë lirinë. Ti je simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e gjyqësisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit te kaluar s`mund te jetë Fetai por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni simbolika e regjimit të tanishëm të Aliut dhe Zoranit. P.S. E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp. Po, ti je fajtor. Ke fajin që un sot ndihem me fajin e pafuqisë për të të ndihmuar. Ke fajin që jam gjallë.”, ka shkruar Sela.

Baby Boo