Hapet Klinika juridike në Universitetin e Tetovës


Në Universitetin e Tetovës sot u inaugurua solemnisht Klinika juridike. Kjo klasë do të jetë vendi ku mësim praktik do të kenë studentët e Fakultetit juridik. Është formuar me ndihmë financiare nga Ambasada amerikane.

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz tha se Klinika juridike është pjesë e rëndësishme e mbështetjes së tyre në sektorin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut.

“Pasi ky është investim në njerëzit të cilët do të bëjnë dallim më të madh dhe ata janë liderët e rinjtë, prokurorët e rinj të ardhshëm, gjykatës, avokatë luftëtarë për të drejtat e njeriut, ata janë ardhmëria dhe ata meritojnë vend profesional ku do të mund ta ndërtojnë arsimin e tyre, trajnim teorik me përvojë praktike që do t’i afrojnë tek njerëzit të cilëve u shërbejnë”, deklaroi ambasadorja Bërnz.

Ajo para një jave potencoi se tetë për qind e qytetarëve kanë besim në gjyqësi dhe nevojitet të kthehet besimi në këtë sistem.

Dekani i Fakultetit juridik Qebir Avziu tha se për mësimin praktik të studentëve, Universiteti do të analizojë cilët përfaqësues të sistemit gjyqësor do të ftohen.

Baby Boo