Ziadin Sela, i ftuar special në Skenderaj të Kosovës, në zbulimin e lapidarit për nder të Kamer e Murat Loshit


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela mori pjesë në zbulimin e Lapidarit për dy dëshmorët që u vranë nga forcat serbe, Kamer Loshi më 1924 si dhe Murat Loshi më 1974, u ndërtua nga iniciativa familjare.

Ky aktivitet po mbahet në bashkëpunim me komunën e Skënderajt dhe banorët, ku po marrin pjesë, Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku si dhe Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë dhe Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela.

Kryetari Sela i cili se bashku me familjarët e heronjëve kombëtar Loshi, zbuloi lapidarin dhe mbajti një fjalim duke i cilësuar lart veprimtarinë kombëtarë të këtyre dy figurave të larta kombëtare që këtij populli nuk i kanë munguar ai më tej tha:

“Kamer dhe Murat Loshi ishin njerëz të mëdhenj.
Ndjej kënaqësi që jam i ftuar për t’i nderuar këto dy figura të larta kombëtare që këtij populli nuk i kanë munguar. Njerëz si Kamer dhe Murat Loshi janë të mëdhenj. Një lis i vërtetë është familja Loshi. Uroj dhe besoj që në të ardhmen do të ngremë lapidare për ata që do të ngrejnë Kosovën në vendet evropiane të botës” përfundoi Kryetari i ASH Ziadin Sela.

Baby Boo