Zhgënjim në Athinë – Votimi për emrin në Maqedoni


Më shumë se 90% e votuesve në Maqedoni votuan të dielën për kompromisin e arritur me marrëveshjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me atë grek, Aleksis Tsipras, që zgjidhi grindjen për emrin me Greqinë. Por ky sukses e ka një kleçkë: Pjesëmarrja në votime në Maqedoni ishte shumë e ulët, nën 50%. Me këtë referendumi quhet i dështuar.

Nga pala greke nuk fshihet zhgënjimi, por edhe pak çorientim. Gazeta e Athinës me tirazhin më të lartë, Ta Nea kryetitullon të hënën “Stuhi në Liqenin e Prespës”. Ndërsa gazeta e majtë, Ethnos e quan fitoren e Zaevit “një fitore të Pirros”. Portali To Vima nënvizon pa emocione se Zaev “do t’i mbetet kursit politik të ndryshimit të kushtetutës.” Nënkuptimi – pjesëmarrja e ulët në zgjedhje për referendumin e dështuar në Shkup nuk është detyruese. Prandaj Zaev ende e ka në dorë mundësinë për të vazhduar politikën e afrimit me fqinjin jugor, dhe marrëveshjen e kontestuar ta kalojë jo me referendum, por përmes parlamentit. Këtë shpresë e kanë jo pak politikanë grekë që angazhohen për një kurs afrimi më Shkupin.

Griechenland Debatte über Namenstreit mit Mazedonien im Parlament in Athen (Reuters/C. Balkas)

Njëri prej tyre edhe Nikos Filis, ish-ministër i Arsimit dhe deputet i partisë së majtë, Syriza. “Për të gjithë rajonin tonë është e rëndësishme që fqinji ynë verior të njihet nga ana ndërkombëtare dhe të stabilizohet, ndryshe mund të kthehet në një mollë sherri të fuqive të huaja”, thotë Filis.

Pakënaqësi në kampin qeveritar grek

Për kujtesë: Marrëveshja e nëshkruar në qershor nga kryeministri Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras ishte një marrëveshje për ndryshimin e emrit në “Maqedoni të Veriut” dhe heqje dorë nga të gjitha pretendimet territoriale për provincën veriore greke, Makedoni. Në këmbim Greqia nuk e pengon integrimin e Maqedonisë në BE dhe anëtarësimin në NATO.

Megjithatë në Greqi ende ka disa rezerva ndaj fqinjit verior, madje edhe në qeveri. “Rezultati i referendumit në Shkup ishte zhgënjyes”, thotë Kostas Chrysogonos, jurist kushtetues dhe europarlamentar i partisë Syriza. Vetëm mbështetësit më të mëdhenj të qeverisë Zaev dhe shqiptarët vendosën për kompromisin për emrin, thotë ai. Sipas europarlamentarit, me sa duket një pjesë e madhe e opinionit ka rënë pre e qëndrimeve nacionaliste.

Griechenland Verteidigungsminister Panos Kammenos (Louisa Gouliamaki/AFP/Getty Imagesreek Ministry of Defence)Panos Kamenos

E patundur vazhdon të tregohet partia populiste e djathtë, ANEL, partner koalicioni i kryeministrit Tsipras. Panos Kamenos, kreu i partisë dhe ministër i Mbrojtjes deklaron se nuk do ta mbështesë marrëveshjen. Ai është kundër që fqinji verior ta mbajë edhe me ndryshimin e bërë emrin Maqedoni. Një referendum në Athinë nuk do ta marrë si rrezik përsipër askush, votimi për marrëveshjen me Shkupin zhvillohet më së herëti në mars 2019. Deri atëherë Tsipras dhe kundërshtari i tij për këtë çështje, Kamenos kanë marrëveshje “armëpushimi”. Tsipras ka dy mundësi, nëse nuk ka një ujdi – ose të kërkojë zgjedhje të reja, ose të kalojë marrëveshjen me mbështetjen e deputetëve të pavarur.

“Edhe mospjesëmarrja është një zgjedhje”

Për momentin Tsipras nuk mund të llogarisë me mbështetjen e partive opozitare. Kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis është shprehur ndërkohë kundër emrit “Maqedoni e Veriut”. Edhe kryetarja e socialistëve, Fofi Gennimatas nuk do të votojë pro marrëveshjes në parlament. Madje as komunistët që tradicionalisht janë kundër çdo lloj nacionalizmi, nuk do ta mbështesin Tsiprasin për marrëveshjen e emrit.

Megjithatë topi është në anën tjetër, thotë eksperti Konstantinos Fili, drejtor studimor në Institutin e Athinës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. “Edhe mospjesëmarrja në referendum është një zgjedhje dhe kjo duhet respektuar”, thotë Filis. Sipas tij, “Greqia duhet ta respektojë vendimin e vendit fqinj dhe nuk ka asnjë arsye të përzihet në çështjet e brendshme.”

Baby Boo