Fillon vaksinimi anti-Covid


Në spitalet modulare në Qendrën Klinike Universitare fillon vaksinimi anti-Covid.
Të parët që do të vaksinohen, janë personeli mjekësor i Klinikës Infektive dhe pas tyre edhe të klinikave tjera Covid. Ditën që do ta marrin dozën e parë të vaksinës, do t’u caktohet termini për pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë.

Vaksinimi do të fillojë prej orës 10, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se personel mjekësor planifikohet të vaksinohet për 10 ditë.
“Për 10 ditë parashihet se do të jemi ndër shtetet e vetme në Evropë në të cilën do të vaksinohen të gjithë punonjësit mjekësor të cilët punojnë me pacient të infektuar me Covid”, tha Filipçe.

https://www.facebook.com/watch/?v=174888937476301

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës së ardhshme pritet të arrijë edhe sasia e mbetur e donacionit nga Serbia, për çfarë vaksinat kineze do të arrinë kah fundi i Shkurtit.
Parashihet që brenda ditës të vaksinohen 2 deri 4 mijë persona.
Ndërkaq, dje është parë se si janë vendosur tendat në Qendrën Klinike për çfarë duket se gjithçka është gati.

Baby Boo