Zhernovski i përgjigjet Bujar Osmanit: Të gjithë rrugët të çojnë në Bihaçka dhe te Zaevi!


Ish-Kryetari i Komunës Qendër dhe zëvendësministër në Qeverinë e Zoran Zaevit, Andrej Zhernovski nëpërmjet rrjetit social Facebook i është përgjigjur zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani i cili dy net më parë në TV21 tha se çelësi i Qeverisë së re ndodhet në Rreçicë të Vogël.

Zhernovski në Facebook shkruan: “Të gjitha rrugët çojnë drejt Rrugës së Bihaçka të Zaevit. Kur do të lexohen Kushtetua, ligjet dhe rezultatet zgjedhore, e vërteta është vetëm një – rrugët çojnë tek Zaevi. Gjithçka tjetër janë rrëfime për fëmijë të rritur dhe politikanë të vegjël”.

Baby Boo