“Takimi i IV”, Mbledhje e shtabit të krizës në Tetovë


Shtabi i krizës në komunën e Tetovës sot mbajti mbledhjen e katërt të tij ku u diskutua për ecurinë e realizimit të konkluzioneve që kanë dalë nga mbledhjet e mëparshme. Theks i veçantë i kësaj mbledhjeje ishte raportimi për aktivitetet e ndërmarra rreth evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga fakeqësitë që goditën ditë më parë qytetin e Tetovës.

Nga komisioni komunal u raportua se janë evidentuar të gjitha kërkesat të adresuara tek komuna e Tetovës janë procesuar dhe identifikuar në terren, si dhe janë dërguar shkresa zyrtare deri tek organet kompetente shtetërore për të bërë vlerësimin dhe kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën qytetin e Tetovës ditë më parë.

NPK-ja, së bashku me NJTKZ njoftuan se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për pasgtrimin dhe dezinfektimin e rrugët, sipas planit të veprimit. Gjithashtu nga NPK, në bashkëpunim me NJTKZ në mënyrë permanente është bërë pastrimi i në të gjithë pikat kritike të kanalizimit, si dhe përpilimin e një plani për zgjidhjen e problemeve të kanalizimit në katër pika kritike( tek rruga 171, tek kazerma dhe dy pika në hyrje të qytetit).

Konkluzionet tjera që dolën nga kjo mbledhje janë:
1. U konstatua se kërkesat e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës, janë dërguar deri tek qeveria e Maqedonisë së Veriut, si dhe deri tek Byroja për Ekspertizë Gjyqësore, por nga ana e tyre nuk është marrë ende asnjë hap konkret.
2. Të dërgohet shkresë urgjente deri tek Qeveria e RMV-së që të veprojë në bazë të kërkesave tona dhe konform ligjit.

3. Të dërgohet kërkesë deri tek organet kompetente për të bërë inspektimin permanent të të gjitha ndërmarrjeve publike dhe private, si dhe të objekteve kolektive (banesave kolektive), që kanë të bëjnë me dispozitet ligjore për siguri dhe shëndet në punë.
4. Të bëhet regjistrimi dhe kontrollimi i të gjitha hidranteve ekzistuese në qytetin e Tetovës, si dhe në të gjitha projektet e ardhshme infrastrukturore të parashihen vendosja e tyre.
Postimi i plotë nga Komuna e Tetovës:
https://www.facebook.com/komunaofficial/posts/pfbid0D4M4UzkEZWnniXuoVrWaT1oqnWBPy6VWgT3rt2YHXmV5AGrtU54PqULpiejZdygel

Baby Boo