Zhegrova: Ndjesë për sjelljen në fushë, krenar që luaj për Kosovën

Edon Zhegrova ishte autori i një paraqitjeje mjaft të mirë për Kosovën, duke shënuar golin e tretë në sfidën ndaj Shqipërisë. Sulmuesi anësor i Genk në Belgjikë, u bë protagonist edhe i një gjesti aspak sportiv, duke u munduar të dhurojë spektakël, pa treguar respekt për kundërshtarin.

Sigma Doors

Keni ardhur rishtazi te Kosova, por keni gjetur edhe golin e dytë…
Jam shumë i lumtur që po më jepet mundësia të luaj dhe të shënoj. Sot ishte një ndeshje shumë e mirë e Kosovës dhe jam i kënaqur që arrita të shënoj gol edhe unë.

Edhe Panucci ju kërkoi ju te Shqipëria, ndërsa pati edhe polemika më pas. A ishte kjo e sotmja një lloj kundërpërgjigje?
Jo aspak. Unë luaj për skuadrën e shtetit tim dhe mundohem të bëj më të mirën. Sot arrita të shënoj, por shënova për Kosovën, jo kundër Shqipërisë. Nuk kam asnjë polemikë, vetëm luaj për shtetin tim.

U bëtë protagonist i një gjesti spektakolar, por polemik…
Më vjen keq dhe dua të kërkoj ndjesë. Nuk doja të tregoja mungesë respekti, por vetëm të dhuroja pak spektakël, megjithatë, më vjen keq që e bëra. Ishte e tepërt dhe kërkoj ndjesë.

Top Channel