Zhduket gazetarja që protestoi live në televizionin rus kundër luftës në Ukrainë (VIDEO)


Marina Ovsyannikova, gazetarja 44-vjeçare e cila protestoi live në televizionin rus kundër agresionit ndaj Rusisë është zhdukur pas incidentit. Pas ndërprerjes së transmetimit, gruaja është arrestuar dhe sipas avokatëve të saj, askush nuk mund të kontaktojë me të. Marco Imarisio bashkëshorti i saj i cili punon për “Russia Today”, i pyetur nga mediat nëse kishte folur me Marinën, tha “Mirupafshim”, në mënyrë lakonike.

Ajo pati guximin që ta pengojë prezantuesen e lajmeve të televizionit që financohet nga Kremlini-Channel One, duke u shfaqur prapa saj me një pankartë në duar ku shkruhej: “Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Po ju gënjejnë këtu”. Marina dikur ishte punonjëse e këtij televizioni, por pas mospajtimeve ishte shkarkuar. Ky televizion që kontrollohet dhe financohet nga Kremlini, e ka përshkruar pushtimin rus në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.

Baby Boo