Filipçe: Gjendja nëpër spitale është …


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme informoi për gjendjen e konornavirusit në vend ku edhe tha se gjendja nëpër spitalet e vendit është e përballueshme.

Kështu në Klinikën Infektive ndodhen të shtruar 57 paciente, ku 7 prej tyre janë ventilim mekanik dhe 14 të tjerë në makinat e oksigjenit. Në Spitalin “8 shatori” janë të shtruar 27 pacientë, 6 në respirator.

Në Spitalin e Manastir janë të shtruar 5 pacientë tre janë në gjendje të mirë dhe pritet të dalin pas dz testimeve që duhet t’u bëhen. Ndërsa në Spitalin e Shtipit janë të shtruar 8 pacient, vetëm njëri është në gjendje të rendë. Ndërsa në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka përfunduar procedura për furnizim me aparate të tjera respiratore të cilat pritet që të mbërrijnë së shpejti.

Baby Boo