Zhduken prej dy ditësh dy vajza në Dibër, dyshohet se ikën në Maqedoni


DIBER-Dy vajza 15 dhe 19-vjeçe janë denoncuar nga familjarët të zhdukura prej ditës së djeshme. Vajzat janë banuese në fshatin Lishan i Poshtëm. Babai i 15-vjeçares në denoncimin e bërë në polici shprehet se vajza e tij me inicialet A.P. dhe mbesa Xh.Sh. 19-vjeçe janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Njoftimi i policisë së Dibrës
E ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e dy vajzave, burime për Report Tv pohojnë se dyshimet e para janë se vajzat janë larguar në drejtim të Maqedonisë. Ndërkohë që prej fundit të gushtit në Shkodër janë zhdukur dy persona të tjerë, dajë dhe nip.

Baby Boo