Talat Xhaferi uroi Vjosa Osmanin


Kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka dërguar urime deri te Vjosa Osmani, për zgjedhjen si presidente e Kosovës.
“Urime Vjosa R. Osmani
Urime Presidente e Republikës së Kosovës! Politikane, grua dhe mbi të gjitha njeri me vlera, virtyte dhe qëndrim sypatrembur. Uroj që shpresat, besimi dhe mbështetja e fuqishme të jenë shtytësi më i madh në realizimin e vizionit dhe largpamësisë tënde për një shtet të zhvilluar, demokratik dhe mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkroi Xhaferi në urimin e tij.

Baby Boo