Vushtrria vallëzon për “profën e Tik-Tokut” (VIDEO)


Vallëzim-protesta në përkrahje të profesorit Lulzim Paci në Prishtinë dështoi, por jo edhe në Vushtrri.
Në qytetin prej nga vjen profesori Paci disa të rinj hodhën valle me këngë popullore, e nuk e lanë anash as vallëzimin me këngë moderne, në këtë organizim kundër bullizimit.

Ky organizim që u iniciua nga “Love and Dance Prishtina”, të cilës i është bashkangjitur edhe studio tjetër e vallëzimit “Evolution Dance Kosovo” nga Prishtina, vjen pas reagimeve të shumta për Profën e Tik-Tokut i cili u bullizua për vallëzimet e tij në këtë rrjet social.
Pamjet nga ky vallëzim-protestë në mbështetje të profesorit vushtrrias Lulzim Paci mund t’i shihni në videon e mëposhtme./VushtrriaOnline

Baby Boo