“Zhan Mone”, grup pune për ndryshimin e rregullores


Pesë javët e ardhshme grupet e punës të partive parlamentare do të hartojnë propozim-ndryshimet në Rregulloren e Kuvendi. Konsensusi u arrit në takimin e Zhan Monesë në Ohër ku morën pjesë edhe euro-deputetët Eduard Kukan, Knut Flekenshtejn dhe Ivo Vajgëll.

Deri të në fund të muajit korrik, propozim-ndryshimet do të duhet të futen në procedurë parlamentare. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duke mos dhënë detaje për ndryshime që pritet të bëhen në Rregullore, theksoi se ato mund të miratohen para pushimeve të Kuvendit.

Ndryshime thelbësore pritet të bëhen në çështjen e konstituimit të Kuvendit, respektivisht kufizimi i seancës konstituive në ditë të caktuara dhe formimin e grupeve parlamentare para fillimit të debatit. Çështja e kryesimit të seancës nuk do të ndryshojë, që nënkupton se me seancë do të udhëheq deputeti më i vjetër në përbërje.

Kreu i Kuvendit njoftoi se në përpilim e sipër është edhe Kodi Etik për të cilin njoftoi se mund të vendoset në votim në njërën nga seancat e muajit qershor, duke mos e përjashtuar atë të 11 qershorit.

Çështje diskutimi do të mbetet pavarësimi i punës së Kuvendit në çështjet buxhetore dhe formimi i policisë së Kuvendit. Megjithatë, duke pasur parasysh se palët nuk japin detaje nëse takimet e Zhan Monesë do të vazhdojnë ose jo në të ardhmen dhe pas kthimit të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, mbetet dilemë nëse subjektet do të arrijnë konsensus për policinë e Kuvendit dhe buxhet të pavarur të ligjvënësit.

Baby Boo