Zgjedhjet në dy komuna, fillon kontrolli i listës zgjedhore


Nga sot fillon kontrolli publik në Listën zgjedhore në zyrat dhe sektorët rajonalë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) në komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë, ku më 17 prill duhet të mbahen zgjedhjet për kryetar komune.

KSHZ dje në seancë të rregullt votoi për vazhdimin e ndryshimit të tre udhëzimeve që ishin të vlefshme për Zgjedhjet lokale në vitin 2021: Udhëzues për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së pranimit dhe konfirmimit të listave të kandidatëve i miratuar më 25 gusht të vitit 2021, Udhëzues për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhorë me propozim të partive politike i miratuar më 3 shtator të vitit 2021 dhe Udhëzues për dukjen e distinktivëve identifikues, të miratuar më 25 gusht të vitit 2021.

“Udhëzimet tjera që janë miratuar për zgjedhjet lokale të vitit 2021, do të shqyrtohen, përkatësisht do të korrigjohen dhe do t’i përshtaten në mbledhjen e ardhshme të KSHZ-së dhe më pas do të miratohen si akte të posaçme”, tha Boris Kondarko, duke shtuar se për momentin ka tre nënshkrime për kandidim.

Baby Boo