Ndërroi jetë myftiu i Kërçovës Haxhi Murat Efendi Huseini


Myftiu 68 vjeçar i myftinisë së Kërçovës, Haxhi Murat Efendi Huseini ka vdekur nga Kovid-19.

“Ai tërë jetën ia ka kushtuar islamit dhe organizimit të jetës fetare në Kërçovë dhe në mbarë territorin e BFI-së. Ai ka qenë mësues i islamit, i mençur, i kujdesshëm, i drejtë, bujar, i afërt me njerëzit, solidar në çdo situatë dhe moment. Ai ka vdekur në kohën kur ende ka pasur fuqi religjioze dhe intelektuale të kontribuojë në shërbim të besimit, ndërsa shkoi në botën tjetër. Mbetet ne t’i lutemi Allahut të plotfuqishëm ta fal me mëshirën pafund”, theksoi sekretari i Myftinisë së Kërçovës, Qamil Rushiti.

Varrimi do të bëhet sot me protokoll të posaçëm në varrezat e fshatin Shutovë të Kërçovës.

Baby Boo