“Zgjedhjet e parakohshme”, LSDM e VMRO me qëndrime diametralisht të kundërta


Vendi duhet të shfrytëzojë mundësinë e parë për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka deklaruar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, për “Utrinski brifing”. Sipas tij, kur nuk ka Kuvend funksional dhe zgjedhje të anuluara, rimëkëmbja e shtetit duhet patjetër të bëhet nga ata që do të marrin besimin e qytetarëve. Sipas kreut të LSDM-së, VMRO-DPMNE dhe Mickovski frikohen nga zgjedhjet.

PRES QË MAQEDONIA E VERIUT TË SHFRYTËZOJË MOMENTIN E PARË PËR TË MBAJTUR ZGJEDHJE. PSE? SEPSE NUK MUND TA DIMË KUR DO TË KEMI MUNDËSI TË DYTË. BOTA FLET, POR EDHE EKSPERTËT TONË E THONË ATË SE NË VJESHTË MUND TË NDODHË TË PËRSËRITET KRIZA…GJITHKUND OPOZITA KËRKON PARLAMENT FUNKSIONAL, KËRKON FOLTOREN KU MUND TË FLAS, KËRKON TË JETË KORREKTUES I PUSHTETIT DHE NGJASHËM, VETËM TEK NE OPOZITA ËSHTË KUNDËR KËSAJ PUNE. UNË E KUPTOJ KËTË PËR SHKAK SE OPOZITA ËSHTË FRIKËSUAR NGA ZGJEDHJET. UNË KËTË E VËREJ GJITHË KËTO DITË NGA INTERVISTAT E LIDERIT TË OPOZITËS, NGA UDHËHEQËSIT E VMRO-DPMNE-SË DHE KËTË UNË E KAM TË QARTË – DEKLAROI ZORAN ZAEV, LSDM.

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të vendos nëse do të pranojë iniciativën e një anëtari të saj dhe që të ngrejë procedurë për Kushtetutshmërinë e shpërbërjes së Kuvendit më 16 shkurt dhe shpalljes së zgjedhjeve. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski thotë se iniciativën në Gjykatën Kushtetuese do ta komentoj pas vendimit eventual të saj. Ai nënvizoi edhe njëherë se VMRO-DPMNE nuk i ka prioritet zgjedhjet.

TË PRESIM QË GJYKATA KUSHTETUESE TË SHPREHET DHE ATËHERË NE SI POLITIKANË DO TA KOMENTOJMË NGA KËNDVËSHTRIMI JONË VENDIMIN QË DO E SJELLIN AJO. NË TRE PRIORITETET E PARA TË VMRO-DPMNE-SË NUK JANË ZGJEDHJET, PRIORITET I PARË ËSHTË SE SI PANDEMIA PËRFUNDIMISHT KJO TË MBETET PAS NESH. PRIORITET I DYTË ËSHTË TË NGREMË NË KËMBË EKONOMINË, PËR SHKAK SE EKONOMIA DO TË THOTË JETË. DHE E TRETA DO TË THOTË TË KTHEJMË VETËBESIMIN MES QYTETARËVE TË MAQEDONISË PASI AI KA HUMBUR. E GJITHË KJO NDIKONTE TEK VETË NDJENJAT E QYTETARËVE – THA HRISTIJAN MICKOVSKI, VMRI-DPMNE.

Edhe nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi thonë se qëndrimin e tyre do ta shprehin atëherë kur Gjykata Kushtetuese të sjellë vendimin lidhur nismën për rikthimin e punës së Kuvendit.

Baby Boo