Zgjedhje të reja në Komunën e Tetovës, ja pse


Tetova shkon në zgjedhje të reja për këshillin komunal. Burime nga Komuna e Tetovës për Alsat bëjnë të ditur se pas dështimit të këshillit për të miratuar buxhetin e ri dhe llogarinë përfundimtare deri më 31 mars dhe pas disa dështimeve për rend dite në disa pika të tjera, këshilli obligohet të shpërndahet ndërsa Ministria e Pushtetit Lokal të njofton Qeverinë.

Neni 75 Kushtet për shpërndarje të këshillit

Këshilli shpërndahet nëse: ….4. Nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit deri në 31 mars të vitit vijues.

Qeveria obligohet të vendosë për shpërndarjen e këshillit komunal ndërsa zgjedhjet e reja shpallen në përputhje me Kodin Zgjedhor, në gjysmën e dytë të muajit tetor, ku duhet pasur parasysh edhe afatet për listat e kandidatëve të pavarur dhe iniciativave që nuk janë të organizuara në parti politike. Pas shpërndarjes së këshillit dhe deri në zgjedhjen e formatit të ri, rolin e tij e merr kreu i komunës por nuk lejohet të sjell vendime si ndryshimi i statutit, të sjell buxhetin dhe llogarinë buxhetore etj.

Situata brenda këshillit të komunës së Tetovës eskaloi pas mospajtimeve që krijuan lista “Më mirë për Tetovën” me pjesën tjetër të shumicës së këshillit mbi pikën e parë të rendit për prerjen e pemëve në rrugën Strasho “Pinxhur”. Shumica në këshillin komunal të Tetovës përbëhej nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lista “Më mirë për Tetovën” dhe VMRO-DPMNE-ja./Alsat.mk

Baby Boo