Bekteshi: Diskoteka ku u sulmua hendbollisti kroat nuk ka licencë për punë


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” se diskoteka “Privilege”, para së cilës u sulmua hendbollisti kroat Denis Tot, nuk ka leje pune.

“Inspektorati shtetëror i tregut mund të dalë në terren dhe ta kontrollojë këtë”, shtoi Bekteshi.

Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftoi se do të merr masa sërish për këtë klub nate, ndonëse kanë vepruar edhe më parë.

Hendbollisti Dennis Toth u rrah për vdekje javën e kaluar para klubit të natës “Privilege”. Për vrasjen e tij akuzohen tre persona, dy prej të cilëve janë në paraburgim 30-ditor. I dyshuari i parë Angelo Gjorgievski është në arrati dhe organet hetuese për të pestën ditë nuk zbulojnë nëse është larguar nga vendi apo ndodhet në vend.

Prokuroria Themelore Publike pretendon se është në pritje të informacioneve nga MPB-ja nëse Gjorgievski ndodhet në Maqedoni, nëse nuk është, për të do të lëshohet fletarrest ndërkombëtarë.

Hendbollisti do të varroset sot në orën 15:00. Nga video nga kamera e sigurisë “Safe City” në parkun e qytetit, duket se vdekja e Tot ka ndodhur pasi më parë i është dhënë një goditje fatale nga e cila ka përfunduar në asfalt pa lëvizur. Ndonëse ai nuk dha shenja jete, sulmuesit vazhduan ta godasin disa herë në prani të dhjetëra dëshmitarëve që hynin dhe dilnin nga klubi duke qëndruar anash. Shihet dhe taksisti duke i përzënë sulmuesit pasi e sulmuan hendbollistin

Denis Tot, më pas u dërgua në spital në Klinikën e Reanimacionit dhe Mjekimit Intensiv, ku për gjysmë ore zemra iu kthye në funksion me anë të reanimacionit, por nuk arriti të mbijetonte.

Baby Boo