Pa energji elektrike nesër dhe pasnesër një pjesë e…


EVN informon se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër dhe pasnesër disa nga shfrytëzuesit në komunat Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë, Butel dhe Gjorçe Petrov do të mbeten pa energji elektrike.

Nesër, nga ora 09:00 deri në 13:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rr. Tetovska nr. 38, Komuna e Qendrës. Në të njëjtën komunë, nga ora 09:00 deri në ora 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët “Prolet 8” dhe rr. Mirçe Acev ndërtesat me nr. 1, 3, 5 dhe 7. Nga ora 11:00 deri në 13:30, pa energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Todor Çangov”, më saktë linja nr. 20, në Komunën e Aerodromit.

Të enjten, nga ora 08:00 deri në 09:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rr. Goce Stojçevski ndërtesa nr. 5 dhe rr. Llazo Moskov ndërtesa nr. 2, komuna e Butelit. Në të njëjtën komunë, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e bul., Bosnjë e Hercegovina në afërsi të Stacionit Hekurudhor të Veriut. Nga ora 08:30 deri në 11:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. Rumena Haxhipanzova, komuna e Kisella Vodës.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Volkovë, (afër fushës sportive), komuna e Gjorçe Petrov.
Të enjten, nga ora 09:00 deri në ora 15:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. Ivan Kozarov nga nr. 2 deri në 22 dhe nga nr. 33 deri në 51, në komunën e Kisella Vodës. Në të njëjtën komunë, nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rr. Mihail Çakov nr. 3.

Baby Boo