Zëvendësministri Bajraktar i mori kompetencat dhe përgjegjësitë në MPPS


Gjonul Bajraktar, zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale me konkluzë të Qeverisë i ka marrë kompetencat dhe përgjegjësitë për të udhëhequr me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

“Në seancën e 10-të të rregullt Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut ka sjell konkluzë me të cilën konstatohet se janë krijuar kushtet nga neni 48, paragrafi 2 i Ligjit për organizim të punës të organeve të shtetit dhe nga ato arsye Gjonul Bajraktar, zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale i ndërmerr kompetencat dhe përgjegjësitë me drejtimin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale”, theksohet nga Pres shërbimi qeveritar.

Javën e kaluar, para shpërndarjes së Kuvendit është shkarkuar ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi, me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski pasi ajo u paraqit në një konferencë në MPPS para tabelës me emrin “Republika e Maqedonisë”.

Baby Boo