Arrestohen shtetas të Maqedonisë dhe Shqipërisë (VIDEO)


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka realizuar një aksion anti-drogë ku janë kapur 67,5 kilogram marihuanë në vlerë prej rreth 200 mijë eurove. Nga MPB shtojnë se nga aksioni në fjalë janë arrestuar 6 persona, shtetas të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë tentimit që të fusin ilegalisht dy çanta me marihuanë në sasi prej 67,5 kilogram, janë privuar nga liria L.M. (44) dhe A.M.(36), të dy shtetas të Shqipërisë. Në kuadër të hetimit janë siguruar prova për përfshirje të 4 personave tjerë, dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të tjerë shtetas të Maqedonisë së Veriut”, shtojnë nga MPB.

Baby Boo