Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron qytetarët me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë


Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi uron qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.
30 vitet e fundit na kanë mësuar se kur ndërtojmë të ardhmen së bashku në bazë të respektit dhe barazisë reciproke, duke vlerësuar dallimet dhe diversitetin si një mundësi, dhe si pengesë për krijimin e një dialogu të hapur dhe të sinqertë, asgjë nuk është e pamundur, ka thënë Zëvendëskryeministri i pare Grubi.

Shqiptarët ishin dhe janë të gjithë për pavarësinë, së bashku në bazë të referendumit dhe shpalljes së pavarësisë dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ne zgjodhëm dialogun, barazinë dhe bashkëjetesën, por edhe miqësinë me fqinjët tanë dhe përcaktuam rrugën tonë drejt NATO -s dhe BE –së, thuhet në mesazhin e urimit lëshuar nga Grubi.

Prandaj marrëveshjet për Fqinjësi të mirë dhe ajo e Prespës janë një pjesë e pandashme e mozaikut që na bëri anëtarë dhe partnerë të besuar të NATO -s. Në këto momente të rëndësishme të këtij 30 vjetori si pavarësia, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fiqnjësisë së mirë janë themelet e shtetit. Së bashku ne jemi vërtet më të fortë. Urime të gjithë qytetarëve për këtë rast jubilar të 30 viteve të shtetësisë sonë, porosit mes tjerave në urimin e tij me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë, Zëvendëskryeministri i pare, Grubi.

Baby Boo