Ali Ahmeti: Zaev t’u kërkojë falje shqiptarëve, kureshtar të dëgjoj kundërshtitë për propozimin tonë për kryeministër


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti foli për Euronews Albania rreth mundësive për të bashkuar faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të 15 korrikut dhe për koalicionin e mundshëm me LSDM-në. Ahmeti i tha gazetares Esmeralda Mulaj, se arsyeja kryesore se përse pati përkrahje në zgjedhejt e 15 korrikut, ishte propozimi i BDI-së për kryeministër shqiptar që sipas tij 70-80 për qind e shqiptarëve e mbështesin.Ai rikujtoi se asnjë etni nuk ka ekskluzivitet të drejtimit të Maqedonisë së Veriut dhe se është plotësisht e drejtë që vendi të udhëhiqet edhe nga një shqiptar, që nga BDI-ja është kandiduar Naser Ziberi. Ahmeti mori si shembull drejtimin e parlamentit nga Talat Xhaferri duke treguar integritet.

Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti Ahmetin rreth deklaratës se ai do të bisedonte edhe me kryetarët e partive të tjera shqiptare për të realizuar më mirë idenë për një kryeministër shqiptar, ai tha se priste që të zhvillonte takime ditët e ardhshme. “Është shumë me rëndësi që partitë shqiptare të takohen, të bashkëkoordinohen, unë jam optimist duke parë dhe deklaratat e tyre që ne si shqiptarë duhet të kemi parasysh që çështjet substanciale që kanë të bëjnë drejt për drejtë me shqiptarët të arrijmë dakordësi, por jo që të organizohemi për t’iu kundërvënë palës tjetër sepse kjo nuk do të ishte mirë as për vendin, as për çështjet madhore për të cilat përballemi nuk do të bëjmë politika revanshiste apo për përplasje të reja na intereson që proceset të ecin përpara të kemi fillim të mbarë për anëtarësim në BE dhe pikërisht këto janë temat mbi të cilat duhet të koordinohemi tha Ahmeti duke theksuar se duhet krijuar klima e afrimit mes komuniteteve etnike pasi “fatet e RMVsë varen nga komunikimi dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe maqedonasve”. I pyetur rreth etiketimeve përçmuese nga Zoran Zaev ndaj shqiptarëve të bëra publike në disa përgjime të rrjedhura, Ahmeti tha se nuk ishte ndjerë mirë dhe priste që ai të kërkonte ndjesë. “Natyrisht nuk u ndjeva mirë me ato fyer*je… mirëpo mendoj se Zaev do të gjejë fo*rcë për t’i kërkuar falje shqiptarëve. Ai e bëri një hap, por jo hapi i duhur, ai atë of*endim e arsyetoi se gjoja e ka patur për BDInë por aty nuk kishte të bënte me BDInë por direkt me shqiptarët dhe mendoj se Zaev duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve u shpreh Ahmeti.

Baby Boo