ZËVENDËSI I ZAEVIT TREGON SE KUR DO TË MBAHET REFERENDUMI PËR EMRIN


Referendumi mbi emrin do të mbahet në afatin e përcaktuar ligjor, tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference për shtyp, përcjell Almakos.

Angjushev nuk ka specifikuar asgjë konkrete, vetëm që deklaroi se ajo që u nënshkrua do të zbatohet.

“Nuk do të isha në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse është përtej kapacitetit të ekonomisë dhe asaj që unë drejtoj. Por ajo që unë me siguri mund t’ju them është se edhe referendumi do të jetë në afatin ligjor, siç është e përcaktuar. Nuk mund t’ju them saktësisht se deri ku janë përgatitjet dhe çfarë janë. Ajo që unë mundem t’ju garantoj është se fryma brenda Qeverisë është pozitive”, tha Angjushev në një konferencë shtypi ku njoftoi aplikimin për kthimin e fondeve të investimeve për kompanitë.

Ndryshe, marrëveshja për emrin, ka kaluar sot paradite në seancë qeveritare. Pas miratimit nga Qeveria do të përcillet në Parlament. Marrëveshja mund të kalojë vetëm nëse voton shumicа е deputetëve.
Ligji, për ratifikim do dërgohen tek presidenti Gjorgje Ivanov. Në fazën tjetër, në Maqedoni planifikohet organizimi i referendumit. Për të qenë i suksesshëm, në referendum do duhet të paraqiten të paktën gjysma e trupit votues që do të votojnë pozitivisht. Marrëveshja do të zbatohet në disa faza dhe do të hyjë në fuqi pasi që të ratifikohet nga dy parlamentet./Almakos

Baby Boo