Nikolloski: Nuk është e mundur më një marrëveshje më e mirë me Greqinë

Një marrëveshje më e mirë me Greqinë nuk është më e mundur. Unë qëndroj në mendimin se marrëveshja është e keqe, por tani, me qëndrimin e LSDM-së, pas gjithë asaj që ndodhi, ne jemi në një rrugë të njëanshme. Për fat të keq, të gjithë do të duhet të jetojmë me Marrëveshjen e Prespës, deklaroi për “Faktor” nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

Baby Boo

Ai tha gjithashtu se çdo deputetë i cil do të votojë për ndryshimet kushtetuese do të përjashtohet nga OBRM-PDUKM.

“Çdo deputet nga OBRM-PDUKM i cili në Kuvend do të veprojë në kundërshtim me pozitën e Komitetit Qendror dhe jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese do të përjashtohet nga partia”, tha Nikolloski.

Nënkryetari i partisë kryesore opozitare tha se procesi i përjashtimit në OBRM-PDUKM ka përfunduar, duke shtuar se mbetet në qëndrimin e Komitetit Qendror se Sasho Mijallkov punon në interes të pushtetit.