Zëvendës kryeministri Grubi: Dita e Romeve, ditë e ndërgjegjës tonë qytetare


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me kryeministrin z. Zoran Zaev kanë marrë pjesë në takimin online me përfaqësues të komunitetit rom me rastin e 8 Prillit, Ditës ndërkombëtare të komunitetit rom.

“Më paraqet kënaqësi që sot me rastin e 8 Prillit, Ditës së komunitetit Rom, t’i drejtohem qytetarëve në përgjithësi dhe komunitetit rom në veçanti duke i uruar këtë festë dhe duke ju bërë me dije se procesi i integrimit të tyre në shoqëri po vazhdon me një intenstitet të lartë dhe nuk do të ndalet me kaq. Kjo është një shenjë se pa dallim në përbërjen, programet, ideologjitë e ndryshme të përfaqësuara, fokusi dhe interesi mbesin të pandryshuar, madje vullneti dhe entuziazmi mbesin në kapacitet të plotë dhe konsekuent e të përkushtuar ndaj përmbushjes së rekomandimeve, kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga deklaratat e ratifikuara universale dhe marrëveshjet ndaj përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Europian”, është shprehur kështu Grubi në fillim të fjalimit.

Sipas tij, synimet për të drejtat e barabarta dhe një jetë dinjitoze janë mbi të gjitha dëshirë për ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse ndërsa janë besim i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në Bashkimin Europian.
“Sigurisht që edhe dikasteri që unë drejtoj, paraqet shtëpi institucionale për të gjitha komunitetit dhe përpiqemi që të angazhohemi për të mirën e përgjithshme, e në këtë rast, për të mirën edhe të qytetarëve të komunitetit rom. Por, njëkohësisht, ligjet, rregullat, parimet, të jodiskriminimit, të inkluzionit dhe qasjes varen nga faktori njeri, prej vetëdijes së ndërtuar dhe ndjenjës së përgjegjësisë.

Nevojitet të kuptohen efektet e dispozitave ligjore konkretisht në terren, aty ku e gjithë vrazhdësia e inkluzionit të pamjaftueshëm i pamundëson qytetarët t’i gëzojnë të drejtat mirëpo dhe t’i përmbushin obligimet. Këto synime për të drejta të barabarta dhe një jetë dinjitozejanë mbi të gjitha një dëshirë për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa janë besim i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në në Bashkimin Europian, si përcaktim për të kultivuar shoqëri të barabartë pa dallime sociale, etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore”, ka vlerësuar kështu z. Grubi.

Përveç tjerave, z. Grubi të pranishmit në takim i ka informuar edhe në lidhje me Programin qeveritarë dhe Strategjinë për komunitetin rom që pregaditet dhe zbatohet çdo vit.
“Qeveria çdo vit përgadit Program për ndarjen e mjeteve nga Buxhetipër mbështetjen e zbatimit të Dekadës dhe Strategjisë së romëve për projekte komunale dhe infrastrukturore. Pjesëmarrja politike e tyre në vendimmarrje në lidhje me avancimin e pozitës së tyre është e rëndësisë së veçantë pasiqë me këto angazhime arrihet barazim i shkallës së përfshirjes.

Jemi të gatshëm që ta luajmë rolin tonë si ministri përgjegjëse për komunitetet në shumë fusha në të cilat mund të ndihmojmë, dhe këtë e kam potencuar edhe gjatë takimit të fundit me përfaqësues të shoqërise civile nga komuniteti rom, ku theksova se do jemi derë e hapur për bashkëpunim në të ardhmen për të gjitha komunitetet në vend përfshirë dhe atë rom”, është shprehur për fund Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi.

Baby Boo