Interesimi i ulët i qytetarëve për të udhëtuar në Greqi


Fundjava e parë pasi Greqia lejoi hyrjen e shtetasve të huaj, kishte pak frekuentim në pikën kufitare Bogorodicë. Sot nga ora 8 deri në orën 13, nga vendi kanë dalë gjithsej 730 udhëtarë, nga të cilët 224 janë shtetas të Maqedonisë. Shumica ishin serbë. Sipas autoriteteve në vendkalimin kufitar, udhëtarët janë të njoftuar me kushtet për të hyrë në Greqi, test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë ose certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër covid-19. E rëndësishme është që pas dozës së dytë të kenë kaluar 14 ditë. Për fëmijët mbi moshën pesë vjeçare nevojitet test PCR. Kalimi kufitar është i hapur nga ora gjashtë deri në orën 22:00.

I respektojnë absolutisht kushtet. Ne nuk kemi asnjë rast kthimi të shtetasve tanë ose të huaj që nuk i kanë përmbushur kushtet për hyrje në Republikën Greke. Absolutisht të gjithë i plotësojnë kushtet – deklaroi Jasminka Avramska – shefe e PK “Bogorodicë”.

Autoritetet paralajmërojnë se nuk është i saktë informacioni se është e mundur hyrja në Greqi me test për antitrupa. Kujtojnë se është i nevojshëm edhe formulari i veçantë për të hyrë në Greqi, që mund të gjendet në faqen e internetit travel.gov.gr.
Më parë kërkohet njoftimi elektronik PLF për të hyrë në Republikën e Greqisë. Faqja PLF gjendet nëpër portalet greke, mund ta gjeni në faqet e informacioneve dhe janë në dispozicion për qytetarët tanë dhe të tjerë – tha Jasminka Avramska- shefe e PK “Bogorodicë”.

Autoritetet greke të premten hapi vendkalimin kufitar Evzoni për shtetasit e huaj. Kalimi u mbyll për 14 muaj për shkak të pandemisë. Greqia u hap paralelisht me fillimin e sezonit turistik. Ndërkohë prej sot Gjermania ka hequr karantinën për hyrje të qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, por kushti për test negativ PCR mbetet, ose certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës, por vetëm nga prodhuesi i aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Baby Boo