Zeqiri: Maqedonia edhe me vlera edhe në aspektin civilizues i takon BE-së dhe NATO-s


Hyrja në BE dhe NATO është interes kulmor strategjik dhe siguron përfitime të shumta dhe më shumë para për të gjithë qytetarët. Maqedonia edhe me vlera edhe në aspektin civilizues i takon BE-së dhe NATO-s, deklaroi sot Muhamed Zeqiri, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ai porositi se pas viteve izolim dhe pasiguri, Maqedonia u kthye në rrugën e eurointegrimeve, se kemi ftesë për hyrje në NATO dhe datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

“Me negociatat inkuadruese, e pastaj edhe me anëtarësimin në BE, hapen fonde të reja nga BE-ja, ndërsa ato ekzistuese do të rriten. Sot, miqtë tanë nga BE-ja ndajnë 260.000 euro në ditë si përkrahje të Maqedonisë. Ato janë 90 milionë euro në vit, të dedikuara për përkrahje të bujqësisë, infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit, politikave rinore. Siç Maqedonia i afrohet anëtarësimit të plotfuqishëm, ashtu do të rritet edhe përkrahja  financiare nga BE-ja”, tha Zeqiri.

Në Programin për transport, tha ai, BE-ja për Maqedoninë siguron përkrahje prej 15,5 milionë euro në vit për ndërtimin e rrugëve, binarëve, tuneleve, urave dhe infrastrukturë tjetër.

“Tërë përkrahja financiare dhe institucionale nga BE-ja është në drejtim të zhvillimit të shtetit dhe përparimit të cilësisë së jetesës të të gjithë qytetarëve. Maqedonia edhe me vlera edhe në aspektin civilizues i takon BE-së dhe NATO-s. Ejani më 30 shtator ta shfrytëzojmë mundësinë dhe të dalim, të rrethojmë PËR hyrje në BE dhe NATO, të rrethojmë PËR zhvillim dhe përparim, të rrethojmë PËR Maqedoni evropiane”, porositi Zeqiri.

Baby Boo